Skip to content
Search jobs inside your AI agent. Claude, ChatGPT, Claude Code, Codex, Gemini, Cursor and Grok
Connect

Vitamer

NewBe an early applicant

Agjent Shitjesh

Posted 8 views

Description

Vitamer, kompani e specializuar në distribuimin e suplementeve ushqimore dhe produkteve të kujdesit shëndetësor, kërkon të zgjerojë ekipin e shitjeve në Shqipëri.


Pozicion i hapur: Agjent Shitjesh


Përgjegjësitë kryesore:


  • Vizita të rregullta në farmaci dhe prezantimi i produkteve.
  • Marrja e porosive dhe realizimi i objektivave të shitjes.
  • Zgjerimi i rrjetit të klientëve dhe ruajtja e marrëdhënieve me partnerët ekzistues.
  • Ndjekja e tregut dhe raportimi i aktiviteteve të shitjes.


Kriteret:


  • Përvojë në shitje në terren, preferohet në sektorin farmaceutik ose të suplementeve.
  • Aftësi të mira komunikimi, prezantimi dhe negocimi.
  • Përgjegjshmëri, iniciativë dhe orientim drejt rezultateve.
  • Leje drejtimi e kategorisë B dhe gatishmëri për lëvizje në terren.


Çfarë ofrojmë:


  • Pagë bazë dhe bonus sipas rezultateve të shitjes.
  • Automjet dhe telefon pune.
  • Trajnime për produktet dhe mbështetje të vazhdueshme nga ekipi.


Për të aplikuar, dërgoni CV-në tuaj në: info@vitamer.al me subjektin “Agjent Shitjesh – Shqipëri”.


Apply

See also