Architect in Supervision
Description
Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN,
është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në
Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.
Historia jonë e suksesit
përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe
ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli
ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe
komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences,
Rolling Hills Luxury Residences, etj. Mane Development ka vendosur standardet e
tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.
Grupi BALFIN është një nga grupet e
investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet
ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga
Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë,
Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci,
Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të
paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh,
turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të
Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të
dhënave të vitit 2023
Pozicioni: Mbikëqyrës Punimesh- Arkitekt
Vendndodhja: Palasë & Tiranë
Përmbledhja
e Pozicionit: Mbikëqyrja e punimeve bëhet për çdo projekt dhe ka për qëllim
kontrollin e mbarëvajtjes të të gjithë procesit të zbatimit të punimeve, në
përputhje me kontraten e bashkeinvestimit, projektin, kushtet teknike të
projektimit, të zbatimit, si dhe destinacionin e objektit. Mbikëqyrësi, përveç
shërbimeve të kontrollit për zbatimin e punimeve, ndjek edhe grafikun e
punimeve. Kontrollon periodikisht dhe në fazat më kryesore, referuar kontrates se bashkë investimit.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
Kryesore:
- Ndjek procesin e dorëzimit të sheshit të ndërtimit te zhvilluesi;
- Njeh në detaje kontratën e sipërmarrjes dhe të gjitha aktet
administrative që lidhen me të, si dhe çdo ndryshim të mundshëm që kjo kontratë
mund të pësojë me kalimin e kohës;
- Sigurohet që punimet të realizohen në përputhje me projektin e
miratuar në Lejen e Ndërtimit dhe me afatet e përcaktuara në kontratë;
- Verifikon që materialet e përdorura në objekt të jenë në përputhje
me projektin e miratuar;
- Kërkon kryerjen e provave të materialeve ndërtimore të përdorura
në objekt, në rast se këto nuk janë realizuar në masën e nevojshme, sipas
vëllimeve të kryera dhe materialit të furnizuar, me qëllim verifikimin e
cilësisë;
- Nëse konstaton të meta në zbatim, njofton menjëherë Menaxherin e
Njësisë së Mbikëqyrjes Teknike dhe përgatit një raport mbi devijimet nga
projekti i miratuar;
- Kontrollon zbatimin e grafikut të detajuar të punimeve ndërtimore
dhe i raporton Menaxherit të Njësisë së Mbikëqyrjes Teknike mbi realizimin e
tij;
- Asiston në zhvillimin dhe vlerësimin e projektit për të përcaktuar
nëse ai është i realizueshëm dhe nëse vlen të ndërmerret;
- Siguron konsulencë teknike për aspekte të caktuara të menaxhimit
të projektit që i tejkalojnë njohuritë e Menaxherit të Projektit.
- Raporton në mënyrë periodike te Menaxheri i Njësisë së Mbikëqyrjes
Teknike.
Requirements
Edukimi: Diplomë Master -Dega Arkitekturë
Kualifikime të tjera:
- Të paktën 7 vite eksperiencë në zbatim punimesh;
- Eksperiencë në mbikëqyrje punimesh përbën avantazh;
- Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
- Aftësi kritike mbi detajet e projektimit e shprehur në anën
funksionale dhe estetike;
- Aftësi për të koordinuar punën në projektet përkatëse;
- Aftësi shumë të mira komunikuese për të punuar në skuadër;
- Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, gjuhë të tjera të huaja do
të ishin avantazh;
- Njohje shumë e mirë e legjislacionit për punimet e ndërtimit;
- Njohje te programeve kompjuterike, paketa Office, Auto Cad,
Microsoft Project, njohja e programit Revit përbën përparësi.
Afati i aplikimit: 01/12/2026
Pas shqyrtimit do të
kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
*Të gjitha aplikimet do të
trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 124/2024 vendosur nga Kuvendi
i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Skills
Sign in to read and join the discussion.