Point your AI agent at freehire and let it find you a job.

Get the CLI →

Balfin Development

NewBe an early applicant

Chief Accountant

Posted
Discussion
Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.

Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.


Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.


Pozicioni: Shef Kontabiliteti

Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Shefi i Kontabilitetit mbikëqyr të gjitha operacionet kontabël të kompanisë. Ai siguron integritetin financiar, përputhshmërinë me rregulloret dhe raportim eficient. Roli përfshin menaxhimin e transaksioneve financiare, koordinimin me auditorët dhe kontribut aktiv në strategjinë e kontabilitetit.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Siguron regjistrime të sakta dhe të përditësuara të të gjitha transaksioneve financiare dhe mirembajtjen e dokumentacionit dhe korrespondencave fiskale;
  • Kontrollon regjistrimet kontabel, llogarite e pagueshme, të arkëtueshme, listëspagesen dhe taksat për të siguruar saktësinë dhe plotësinë e librit te madh;
  • Koordinon me ekipin e financës për përfundimin e proceseve kontabël dhe fiskale brenda afateve të paracaktuara;
  • Siguron përpilim të saktë dhe në kohë të deklaratave tatimore (Tatim Fitimi, TVSH, etj.) dhe ruan dokumentacionin e duhur për argumentimin e situatës fiskale ndaj auditorëve;
  • Raporton periodikisht te drejtuesi i departamentit mbi situatën progresive tatimore, si: librat tatimorë, TVSH, tatimi në burim, tatimi mbi të ardhurat e korporates, etj;
  • Përgjegjës për përgatitjen e pasqyrave financiare në përputhje me SNRF, legjislacionin tatimor dhe politikën kontabël të grupit;
  • Përgjegjës për përgatitjen e paketave të raportimit financiar dhe të biznesit për menaxhimin, aksionerët, institucionet kredituese dhe organet tatimore në formatin dhe frekuencën e kërkuar;
  • Krijon një linjë të mirë komunikimi me përfaqësuesit tatimor dhe është personi përgjegjës për mbarëvajtjen e këtyre marrëdhenieve;
  • Koordinon me auditorët e brendshëm, të jashtëm ose tatimorë për kryerjen e proceseve të auditimit periodik;
  • Përditësohet rregullisht me ndryshimet e legjislacionit tatimor që afektojnë operacionet e biznesit dhe informon ekipin e financës dhe menaxherët e kompanisë për ndryshimet;
  • Zhvillon dhe zbaton proceset efektive të dokumentacionit tatimor për të siguruar pajtueshmërinë dhe transparencën;
  • Zhvillon dhe zbaton politikat dhe procedurat kontabël për të përmirësuar saktësinë, cilësinë arritjen e afateve kohore;
  • Ofron planifikim strategjik tatimor për optimizimin e detyrimeve tatimore;
  • Analizon transaksionet e kompanisë me pasuritë e paluajtshme dhe këshillon mbi implikimet tatimore;
  • Mikëqyr dhe udhëzon ekipin e kontabilitetit për çështjet tatimore dhe pajtueshëmrisë fiskale;
  • Mbështet menaxherin e financës në iniciativat e digjitalizimit të proceseve financiare (ERP, Bi, etj.);
  • Asiston menaxherin e financës në përgatitjen e projeksioneve financiare dhe përditësimin e tyre, hartimin e buxheteve duke ofruar ekspertize fiskale në proces;
  • Trajnon rregullisht stafin e kontabilitetit për çështjet që lidhen me taksat dhe kërkesat e pajtueshmërisë me legjislacionin tatimor ne fuqi.


Requirements

Edukimi: Diplomë Bachelor në Kontabilitet, Financa ose fusha të ngjashme, CPA, ACCA ose certifikime të barasvlershme.


Kualifikime të tjera:

  • Minimumi 7 vite përvojë në kontabilitet, idealisht të paktën 3 vite në një rol drejtues ose menaxherial në sektorin e pasurive të paluajtshme ose investimeve;
  • Njohuri të thella mbi IFRS, legjislacionin tatimor dhe praktikat e kontabilitetit të investimeve në pasuri të paluajtshme;
  • Aftësi të thelluara analitike dhe aftësi për të interpretuar dhe paraqitur të dhëna financiare komplekse në mënyrë të qartë;
  • Njohuri të avancuara në software kontabël (p.sh., Financa 5) dhe aftësi të shkëlqyera në Excel;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe lidershipi;
  • Njohuri të gjuhës angleze;
  • Orientim ndaj detajeve dhe i organizuar me përkushtim ndaj saktësisë;
  • Të menduarit në mënyrë stategjike, i aftë për të identifikuar dhe adresuar rreziqet dhe mundësitë financiare;
  • Zgjidhës proaktiv i problemeve me qasje të orientuar drejt rezultateve;
  • Aftësi për të punuar në kushte presioni dhe për të menaxhuar prioritetet konkurruese.


Afati i aplikimit: 12/10/2026

Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 124/2024 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.





Skills

What C-level Finance jobs ask for — and how much of it you have →
Apply

See also

Finance jobs by country — openings, pay and top skills →

Tailor your CV for this role?

We couldn't check your fit for this role — add a CV to your profile to see it next time.