Skip to content
Search jobs inside your AI agent. Claude, ChatGPT, Claude Code, Codex, Gemini, Cursor and Grok
Connect

TSTS GROUP SHPK

Open 95d

CREW ACADEMY: Trajnim Profesional per Barist

Posted Updated 8 views

Description


TSTS GROUP CREW ACADEMY

Në bashkëpunim me CREW SHOP dhe me mundësinë e financimit nga IUTE

Po lançojmë programin e ri Trajnim + Punësim për Barist. Një mundësi unike për të gjithë të rinjtë dhe punëkërkuesit që dëshirojnë të punojnë në lokalet më prestigjioze në tokë ose në anije turistike ndërkombëtare.

Çfarë ofron ky program?

- Trajnim intensiv 1-mujor në ambientet profesionale të Crew Club, me instruktorë të certifikuar.

- Profilizim praktik sipas kërkesave reale të tregut të punës.

- Çertifikatë Profesionale pas përfundimit të programit.

- Punësim i garantuar nga partnerët tanë në bregdet, resorte, lokale premium dhe anije.

Kosto e programit

50% bursë e ofruar nga TSTS Group

50% mundësi financimi nga IUTE me kushte të favorshme

Pra, kandidati përfiton trajnimin dhe punësimin me kosto minimale dhe pa pagesë të menjëhershme.

Regjistrimet

Të interesuarit ftohen të paraqiten në Crew Club tek Kompleksi Delijorgji, ose të informohen në:

/ 00355 672030610

Apply

See also

Hospitality jobs by country — openings, pay and top skills →