Point your AI agent at freehire and let it find you a job.

Get the CLI →

Balfin Development

NewBe an early applicant

Design Manager

Discussion

Summary

Leads a team of design coordinators, overseeing the full design lifecycle of real‑estate development projects—from concept through implementation—while managing contracts, coordinating with procurement and construction teams, and using AutoCAD and BIM tools such as Revit.

Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.

Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.


Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.


Pozicioni: Menaxher Projektimi

Departamenti: Teknik

Vendndodhja: Tiranë


Përmbledhja e Pozicionit: Menaxheri i Projektimit drejton ekipin e Koordinatorëve të Projektimit brenda Departamentit Teknik dhe është përgjegjës për drejtimin dhe koordinimin e procesit të projektimit të projekteve të zhvillimit, nga faza e koncept-idesë deri në projektin e zbatimit dhe mbështetjen e fazës së realizimit. Siguron që procesi i projektimit të zhvillohet në përputhje me objektivat e projektit, afatet, buxhetet, kërkesat teknike, standardet e cilësisë dhe pritshmëritë e investitorit.


Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Drejton, mbikëqyr dhe motivon ekipin e Koordinatorëve të Projektimit; shpërndan detyrat, vendos objektiva të qarta performance, jep feedback të vazhdueshëm dhe mbështet zhvillimin profesional të stafit.
  • Menaxhon dhe koordinon procesin e projektimit nga konceptimi deri në projektin e zbatimit, duke siguruar përmbushjen e kërkesave të projektit, afateve, buxheteve, standardeve të cilësisë dhe objektivave të investitorit.
  • Drejton dhe mbikëqyr procesin e hartimit dhe administrimit të kontratave të shërbimit me kompani konsulence lokale dhe ndërkombëtare, përfshirë Termat e Referencës (ToR), skedulat dhe tabelat e dorëzimeve dhe dokumentacionin përkatës; kontribuon në vendimmarrjen lidhur me kontraktimin dhe performancën e konsulentëve.
  • Bashkëpunon me Departamentin e Prokurimeve dhe Logjistikës në përgatitjen e dokumentacionit të tenderimit, vlerësimin teknik të ofertuesve dhe përzgjedhjen e projektuesve të jashtëm; mirëmban dhe përditëson listën e projektuesve të kontraktuar dhe potencialë.
  • Mbikëqyr kontrollin e projekteve dhe dokumentacionit të dorëzuar nga projektuesit në përputhje me kontratat e shërbimit, ToR-të, specifikimet teknike dhe kërkesat e projektit; identifikon problematikat dhe propozon zgjidhje dhe optimizime për përmirësimin e cilësisë dhe zbatueshmërisë së projektit.
  • Siguron respektimin e procedurave të kompanisë, kërkesave kontraktuale, legjislacionit në fuqi për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, si dhe kushteve të planeve dhe lejeve të miratuara; mbikëqyr përgatitjen dhe plotësimin e dokumentacionit tekniko-ligjor për lejet e zhvillimit dhe/ose ndërtimit.
  • Koordinon procesin e projektimit dhe zbatimit në bashkëpunim me Menaxherin e Projektit dhe Drejtuesin e Departamentit Teknik, projektuesit, zhvilluesit dhe ekipet e kantierit, duke siguruar përcjelljen dhe zbatimin e kërkesave dhe vendimeve të projektit, adresimin e problematikave teknike e arkitektonike, si dhe rishikimin dhe optimizimin e projekteve në përputhje me specifikimet, afatet, standardet e cilësise.
  • Monitoron progresin dhe performancën e projekteve dhe ekipit, identifikon në kohë rreziqet, vonesat dhe problematikat, propozon masa korrigjuese dhe zgjidhje efektive, përgatit raporte periodike mbi ecurinë dhe objektivat, si dhe kontribuon në përmirësimin e vazhdueshëm të proceseve dhe procedurave të projektimit dhe koordinimit.
  • Merr pjesë në takime me investitorët, projektuesit, konsulentët dhe palët e treta, siguron komunikim efektiv ndërmjet palëve dhe ndjek zbatimin e vendimeve të marra brenda afateve të përcaktuara.
  • Kryen detyra të tjera të lidhura me funksionin, sipas nevojave të kompanisë dhe kërkesave të menaxhimit.


Requirements

Edukimi: Diplomë Master në Arkitekturë


Kualifikime të tjera:


  • Minimalisht 7 vite eksperiencë në fushën e projektimit e zbatimit dhe 3 vite në menaxhim e ekipeve.
  • Aftësi të zhvilluara në menaxhimin e projekteve dhe koordinimin e projektuesve, konsulentëve, kontraktorëve dhe palëve të tjera të përfshira.
  • Aftësi të forta në vendimmarrje, zgjidhjen e problematikave dhe menaxhimin e riskut, me fokus te zgjidhjet praktike.
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizative, me vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për të menaxhuar disa projekte e prioritete njëkohësisht.
  • Aftësi kreative dhe teknike në projektim, me syrin kritik për detajet arkitektonike dhe rifiniturat, si nga këndvështrimi funksional ashtu edhe estetik.
  • Eksperiencë në menaxhimin e konsulentëve dhe projektuesve të jashtëm, si dhe në koordinimin e disiplinave të ndryshme të projektimit.
  • Njohje shumë e mirë e legjislacionit dhe kuadrit rregullator për planifikimin dhe zhvillimin e territorit.
  • Njohje e mirë e proceseve të zhvillimit të projektit, dokumentacionit teknik dhe proceseve të lejeve të zhvillimit dhe ndërtimit
  • Përdorim i detyrueshëm i AutoCAD, si dhe njohuri shumë të mira të MS Office, veçanërisht Word, Excel, PowerPoint, Outlook dhe MS Project.
  • Njohja dhe përdorimi i BIM software, si Revit, Navisworks etj., përbën avantazh.
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, me aftësi të mira komunikimi me shkrim dhe me gojë.

Afati i dorëzimit: 09/09/2026

Pas shqyrtimit, do kontaktohen vetem kandidaturat e perzgjedhura.


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 124/2024 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.



See also

Design jobs by country — openings, pay and top skills →

Tailor your CV for this role?

We couldn't check your fit for this role — add a CV to your profile to see it next time.

A new version of freehire is available