Design Manager
Description
Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore
investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.
Historia jonë e suksesit
përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe
ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli
ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale,
si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills
Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke
përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.
Grupi
BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e
Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë
vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i
pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë,
Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada.
BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë
dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë,
punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin
financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
Pozicioni: Menaxher Projektimi
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit: Menaxheri i
Projektimit drejton ekipin e Koordinatorëve të Projektimit brenda Departamentit
Teknik dhe është përgjegjës për drejtimin dhe koordinimin e procesit të
projektimit të projekteve të zhvillimit, nga faza e koncept-idesë deri në
projektin e zbatimit dhe mbështetjen e fazës së realizimit. Siguron që procesi
i projektimit të zhvillohet në përputhje me objektivat e projektit, afatet,
buxhetet, kërkesat teknike, standardet e cilësisë dhe pritshmëritë e
investitorit.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
- Drejton,
mbikëqyr dhe motivon ekipin e Koordinatorëve të Projektimit; shpërndan detyrat,
vendos objektiva të qarta performance, jep feedback të vazhdueshëm dhe mbështet
zhvillimin profesional të stafit.
- Menaxhon
dhe koordinon procesin e projektimit nga konceptimi deri në projektin e
zbatimit, duke siguruar përmbushjen e kërkesave të projektit, afateve,
buxheteve, standardeve të cilësisë dhe objektivave të investitorit.
- Drejton
dhe mbikëqyr procesin e hartimit dhe administrimit të kontratave të shërbimit
me kompani konsulence lokale dhe ndërkombëtare, përfshirë Termat e Referencës
(ToR), skedulat dhe tabelat e dorëzimeve dhe dokumentacionin përkatës;
kontribuon në vendimmarrjen lidhur me kontraktimin dhe performancën e
konsulentëve.
- Bashkëpunon
me Departamentin e Prokurimeve dhe Logjistikës në përgatitjen e dokumentacionit
të tenderimit, vlerësimin teknik të ofertuesve dhe përzgjedhjen e projektuesve
të jashtëm; mirëmban dhe përditëson listën e projektuesve të kontraktuar dhe
potencialë.
- Mbikëqyr
kontrollin e projekteve dhe dokumentacionit të dorëzuar nga projektuesit në
përputhje me kontratat e shërbimit, ToR-të, specifikimet teknike dhe kërkesat e
projektit; identifikon problematikat dhe propozon zgjidhje dhe optimizime për
përmirësimin e cilësisë dhe zbatueshmërisë së projektit.
- Siguron
respektimin e procedurave të kompanisë, kërkesave kontraktuale, legjislacionit
në fuqi për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, si dhe kushteve të
planeve dhe lejeve të miratuara; mbikëqyr përgatitjen dhe plotësimin e
dokumentacionit tekniko-ligjor për lejet e zhvillimit dhe/ose ndërtimit.
- Koordinon
procesin e projektimit dhe zbatimit në bashkëpunim me Menaxherin e Projektit
dhe Drejtuesin e Departamentit Teknik, projektuesit, zhvilluesit dhe ekipet e
kantierit, duke siguruar përcjelljen dhe zbatimin e kërkesave dhe vendimeve të
projektit, adresimin e problematikave teknike e arkitektonike, si dhe
rishikimin dhe optimizimin e projekteve në përputhje me specifikimet, afatet,
standardet e cilësise.
- Monitoron
progresin dhe performancën e projekteve dhe ekipit, identifikon në kohë
rreziqet, vonesat dhe problematikat, propozon masa korrigjuese dhe zgjidhje
efektive, përgatit raporte periodike mbi ecurinë dhe objektivat, si dhe
kontribuon në përmirësimin e vazhdueshëm të proceseve dhe procedurave të
projektimit dhe koordinimit.
- Merr
pjesë në takime me investitorët, projektuesit, konsulentët dhe palët e treta,
siguron komunikim efektiv ndërmjet palëve dhe ndjek zbatimin e vendimeve të
marra brenda afateve të përcaktuara.
- Kryen
detyra të tjera të lidhura me funksionin, sipas nevojave të kompanisë dhe
kërkesave të menaxhimit.
Requirements
Edukimi: Diplomë Master në Arkitekturë
Kualifikime të tjera:
- Minimalisht
7 vite eksperiencë në fushën e projektimit e zbatimit dhe 3 vite në menaxhim e
ekipeve.
- Aftësi
të zhvilluara në menaxhimin e projekteve dhe koordinimin e projektuesve,
konsulentëve, kontraktorëve dhe palëve të tjera të përfshira.
- Aftësi
të forta në vendimmarrje, zgjidhjen e problematikave dhe menaxhimin e riskut,
me fokus te zgjidhjet praktike.
- Aftësi
shumë të mira komunikuese dhe organizative, me vëmendje ndaj detajeve dhe
aftësi për të menaxhuar disa projekte e prioritete njëkohësisht.
- Aftësi
kreative dhe teknike në projektim, me syrin kritik për detajet arkitektonike
dhe rifiniturat, si nga këndvështrimi funksional ashtu edhe estetik.
- Eksperiencë
në menaxhimin e konsulentëve dhe projektuesve të jashtëm, si dhe në koordinimin
e disiplinave të ndryshme të projektimit.
- Njohje
shumë e mirë e legjislacionit dhe kuadrit rregullator për planifikimin dhe
zhvillimin e territorit.
- Njohje
e mirë e proceseve të zhvillimit të projektit, dokumentacionit teknik dhe
proceseve të lejeve të zhvillimit dhe ndërtimit
- Përdorim
i detyrueshëm i AutoCAD, si dhe njohuri shumë të mira të MS Office, veçanërisht
Word, Excel, PowerPoint, Outlook dhe MS Project.
- Njohja
dhe përdorimi i BIM software, si Revit, Navisworks etj., përbën avantazh.
- Njohje
shumë e mirë e gjuhës angleze, me aftësi të mira komunikimi me shkrim dhe me
gojë.
Afati i dorëzimit: 01/12/2026
Pas
shqyrtimit, do kontaktohen vetem kandidaturat e perzgjedhura.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet
të plotë sipas ligjit Nr. 124/2024 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për
“Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Skills
Sign in to read and join the discussion.