Greek B2B Account Manager

AUTO1 Group është në kërkim të një Agjenti/e Shitjesh Telefonike në gjuhën greke, energjik/e dhe të orientuar drejt rezultateve, për t'iu bashkuar ekipit tonë komercial.

Në këtë rol do të jesh pjesë e një ekipi dinamik, ku do të ndërtosh marrëdhënie të forta me partnerët tanë, do të identifikosh mundësi të reja biznesi dhe do të kontribuosh në zhvillimin e bashkëpunimeve afatgjata në tregun grek. Në të njëjtën kohë, do të shërbesh si pika kryesore e kontaktit ndërmjet AUTO1 Group dhe partnerëve tanë.

Përgjegjësitë kryesore

  • Promovimi dhe shitja e automjeteve përmes komunikimit telefonik.
  • Menaxhimi i marrëdhënieve me klientët dhe partnerët në tregun grek.
  • Identifikimi dhe zhvillimi i mundësive të reja të biznesit.
  • Ndërtimi i bashkëpunimeve të qëndrueshme dhe afatgjata me partnerët.
  • Ofrimi i një eksperience profesionale dhe cilësore gjatë gjithë procesit të shitjes.
  • Arritja e objektivave individuale dhe të ekipit.

Kerkojme:

  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës greke (të folur dhe të shkruar).
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, negocimi dhe ndërtimi marrëdhëniesh.
  • Eksperiencë në shitje, preferohet në shitje telefonike ose në shërbim ndaj klientit.
  • Orientim drejt rezultateve dhe aftësi për të punuar me objektiva.
  • Interes ose pasion për industrinë automobilistike.
  • Aftësi organizative dhe frymë bashkëpunimi.

Vendi i punes: Rruga Dritan Hoxha – Kompleksi e-88, Laprake, Tirana

Per te njohur me mire Kompanine tone, aktivitetet, produktet, klientet, eksperiencat e punonjesve, vizitoni website tone,

Kontakt:
+355675039121

Email: selezione.albania@auto1.com

AUTO1 Group , informon kandidatet se të dhënat personale të mbledhura përmes portalit të internetit per pozicione te lira pune se te dhenat e tyre personale te derguara prej tyre elektronikisht nepermjet CV, do të trajtohen në përputhje me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar”; Auto 1 do të ruaj në mënyrë konfidenciale dhe nuk do te tranferoje CV e kandidateve qe aplikojne per pozicione te lira tek ndonjë pale e tretë ose të përdorë për ndonjë qëllim tjetër përveç atij te rekrutimit. Te dhenat personale qe perpunohen nga Auto 1 per kategorine e kandidateve per pozicione te lira te punes do te perpunohen vetem per qellimin e perzgjedhjes se punemarreseve. Maksimumi i ruajtjes se ketyre CV eshte 5 dite nga data e marrjes se me mail me CV perkates prane AUTO1 Group.

See also

Sales jobs by country — openings, pay and top skills →

Tailor your CV for this role?

We couldn't check your fit for this role — add a CV to your profile to see it next time.

A new version of freehire is available