Infrastructure Project Manager
Summary
Balfin Development (part of BALFIN Group) is hiring an Infrastructure Project Manager in Tirana to plan, coordinate, and oversee infrastructure investments for its real estate developments — managing budgets, masterplans, procurement, contracts, permits, and on-site progress with contractors and consultants. Requires a civil/infrastructure engineering degree, 8–10 years of construction project exp
Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore
investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.
Historia jonë e suksesit
përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe
ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli
ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale,
si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills
Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke
përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.
Grupi
BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e
Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë
vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i
pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë,
Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada.
BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë
dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë,
punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin
financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
Pozicioni: Menaxher i Projektit të Infrastrukturës
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja
e Pozicionit: Është përgjegjës për planifikimin,
koordinimin dhe menaxhimin e investimeve në projekte infrastrukturore, duke
siguruar realizimin e objektivave të projektit në përputhje me planin e
biznesit, buxhetin, afatet dhe standardet e përcaktuara. Koordinon
bashkëpunimin ndërmjet strukturave të brendshme, kompanive kontraktore,
bashkëzhvilluesve, konsulentëve dhe palëve të tjera të përfshira në projekt,
duke monitoruar progresin dhe duke adresuar çështjet që
ndikojnë në realizimin e suksesshëm të investimit.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
Kryesore:
- Kontribuon në përgatitjen e Planit të
Biznesit të projektit, duke ofruar vlerësime per kostot, burimet, afatet dhe
nevojat per investim.
- Drejton dhe koordinon planifikimin,
zhvillimin dhe realizimin e projektit infrastrukturor, duke siguruar përputhjen
me objektivat e miratuara dhe strategjinë e investimit.
- Përgatit dhe përditëson masterplanin e
projektit në bashkëpunim me strukturat dhe palët e përfshira, duke përcaktuar
aktivitetet, afatet, varësitë dhe përgjegjësitë. Monitoron zbatimin e tij dhe
propozon masa korrigjuese në rast devijimesh.
- Përgatit dhe monitoron buxhetin e
projektit, planin e investimeve dhe parashikimet financiare, duke kontrolluar
kostot dhe përdorimin efikas të burimeve.
- Koordinon bashkëpunimin ndërmjet
strukturave të brendshme, kontraktorëve, bashkëzhvilluesve, konsulentëve dhe
palëve të tjera të interesuara, duke shërbyer si pikë kontakti për çështjet që
lidhen me zhvillimin dhe realizimin e projektit.
- Inicion, ndjek dhe koordinon procedurat
e prokurimit për kontratat e punimeve infrastrukturore, projektimit,
supervizionit, konsulencës dhe shërbimeve të tjera të nevojshme për investimin.
- Menaxhon kontratat e lidhura në kuadër
të projektit, duke monitoruar përmbushjen e detyrimeve kontraktuale, afateve,
kostove, specifikimeve teknike dhe kushteve të dakordësuara.
- Monitoron progresin e projektit në
raport me projektet teknike të miratuara, standardet e cilësisë, buxhetin dhe
afatet e përcaktuara, duke koordinuar adresimin e çdo devijimi me palët
përgjegjëse.
- Identifikon, vlerëson dhe menaxhon
risqet e projektit, duke propozuar masa parandaluese dhe korrigjuese për të
minimizuar ndikimin e tyre në kosto, afate dhe rezultatet e investimit.
- Vlerëson kërkesat për ndryshime në
objektivat, parametrat teknikë, buxhetin ose kushtet kontraktuale të projektit,
analizon ndikimin e tyre dhe paraqet për miratim ndryshimet që tejkalojnë
kompetencat e pozicionit.
- Siguron ndjekjen e dokumentacionit
teknik, kontraktual dhe administrativ të nevojshëm për zhvillimin e projektit,
në koordinim me strukturat përgjegjëse dhe partnerët e përfshirë.
- Ndjek proceset e nevojshme për marrjen e
lejeve, miratimeve dhe autorizimeve që lidhen me projektin, në bashkëpunim me
strukturat dhe subjektet përgjegjëse.
- Organizon takimet periodike në lidhje me
projektin, dokumenton vendimet dhe detyrat e dakordësuara, përcakton
përgjegjësit dhe afatet dhe ndjek mbylljen e tyre.
- Monitoron ecurinë e punimeve
infrastrukturore në raport me projektet teknike të miratuara, specifikimet
kontraktuale, standardet e cilësisë dhe afatet, në koordinim me supervizionin
dhe kontraktorët përgjegjës.
- Kryen vizita periodike në kantier, sipas
nevojës së projektit, për të verifikuar progresin dhe përputhshmërinë e
punimeve me dokumentacionin e miratuar, duke dokumentuar problematikat dhe
ndjekur zgjidhjen e tyre me palët përgjegjëse.
- Kryen vlerësimin periodik te
performancës se kontraktorëve, bashkëzhvilluesve dhe palëve të tjera të
përfshira, sipas kritereve të cilësisë, respektimit të afateve, bashkëpunimit
dhe rezultateve të arritura, duke dokumentuar përfundimet dhe rekomandimet përkatëse.
- Identifikon mundësitë për përmirësimin e
proceseve të menaxhimit, koordinimit dhe kontrollit të projektit, me synim
rritjen e efikasitetit dhe realizimin e objektivave të investimit.
Requirements
Edukimi: Të zotërojë diplomë
universitare në Inxhinieri Ndërtimi/Infrastrukturë
Kualifikime të tjera:
- Të ketë 8 deri 10 vite eksperiencë profesionale në projekte
ndërtimi, me eksperiencë të provuar në menaxhimin ose koordinimin e projekteve
infrastrukturore.
- Njohuri të mira të legjislacionit shqiptar në fushën e ndërtimit
dhe të standardeve teknike përkatëse.
- Njohuri në menaxhimin financiar të projekteve, buxhetim,
planifikim investimesh dhe kontroll kostosh.
- Aftësi në menaxhimin e kontratave, riskut dhe ndryshimeve në
projekt.
- Aftësi të forta analitike, mendim strategjik dhe orientim drejt
rezultateve.
- Aftësi shumë të mira organizative, planifikuese, koordinuese dhe
komunikuese.
- Aftësi për të analizuar dokumentacionin teknik, kontratat dhe
raportet e projektit.
- Njohuri shumë të mira të MS Project dhe MS Office.
- Njohuri në AutoCAD, për shqyrtimin dhe interpretimin e
dokumentacionit teknik.
- Njohuri shumë të mira të
gjuhës angleze.
Pas shqyrtimit do të
kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me
konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 124/2024 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë
për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.