Search jobs right inside Claude, ChatGPT or Cursor.

Connect MCP to your agent →

Balfin Construction

Open 22d

Inxhinier HSE

Posted Updated 1 view
Discussion

Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI), pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001. Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.


Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve më të suksesshme në Ballkanin Perëndimor. I themeluar në vitin 1993, sot Grupi operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoninë e Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Portofoli i tij i diversifikuar përfshin disa sektorë, përfshirë bankat, zhvillimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me shumicë dhe pakicë, menaxhimin e aseteve, turizmin, logjistikën, arsimin dhe argëtimin.


Me rreth 5,500 profesionistë të punësuar, BALFIN Group vazhdon të rritet në mënyrë të qëndrueshme, i udhëhequr nga etika e fortë e biznesit, stabiliteti financiar, inovacioni dhe angazhimi afatgjatë për ndikim pozitiv në komunitet përmes Mane Foundation.



Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri HSE është përgjegjës, në kuadër të Kontraktorit të Përgjithshëm, për koordinimin, zbatimin, mbikëqyrjen dhe verifikimin e kërkesave të Health, Safety & Environment (HSE).

Inxhinieri HSE siguron që aktivitetet e ndërtimit dhe masat për shëndetin, sigurinë dhe mjedisin të zbatohen në përputhje me legjislacionin shqiptar në fuqi, kërkesat e miratuara të projektit, IFC Performance Standard 4, WBG EHS Guidelines dhe standardet EN/NFPA të aplikueshme për projektin.



Requirements

  • Të koordinojë dhe monitorojë zbatimin e kërkesave HSE gjatë fazës së ndërtimit.
  • Të realizojë inspektime dhe kontrolle periodike në kantier, duke verifikuar respektimin e kërkesave për shëndetin, sigurinë dhe mjedisin.
  • Të identifikojë risqet dhe mospërputhjet HSE, të propozojë masat korrigjuese përkatëse dhe të ndjekë zbatimin dhe mbylljen e tyre.
  • Të koordinojë me ekipet HSE, QA/QC, MEP, projektuesit dhe nënkontraktorët për instalimin dhe inspektimin e sistemeve Life & Fire Safety (L&FS).
  • Të verifikojë dhe administrojë dokumentacionin HSE, përfshirë raportet e inspektimeve, dokumentacionin e testimeve, certifikatat dhe evidencat përkatëse.
  • Të bashkëpunojë, sipas nevojës, me autoritetet kompetente, projektuesit dhe specialistët teknikë për çështje që lidhen me HSE dhe Life & Fire Safety.


Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare, dega Inxhinieri Mjedisi/ Elektrike/ Mekanike/ disipline tjetër teknike relevante.


Kualifikime profesionale: Kualifikime ose licenca profesionale relevante në fushën HSE, MZSH, mbikëqyrjes, zbatimit të punimeve. Trajnimet dhe certifikimet specifike në HSE dhe mbrojtjen nga zjarri konsiderohen avantazh.



Kërkesat e pozicionit:

  • Të ketë të paktë 3 vite eksperiencë profesionale si Inxhinier HSE.
  • Të ketë eksperiencë të dokumentuar në pozicione HSE në projekte ndërtimi, sisteme MEP dhe sistemeve të mbrojtjes nga zjarri.
  • Të ketë njohuri të mira të kërkesave HSE për kantieret e ndërtimit dhe të menaxhimit të risqeve.
  • Të ketë njohuri teknike mbi sistemet e detektimit dhe alarmit të zjarrit, sistemet sprinkler/hidrant, pompat e zjarrit, sistemet e kontrollit të tymit, furnizimin me energji emergjente dhe ndërfaqet BMS të sistemeve të mbrojtjes nga zjarri.
  • Të ketë aftësi në leximin e projekteve teknike, vizatimeve të zbatimit (shop drawings), specifikime teknike dhe metodologjive të punimeve.
  • Të ketë njohuri të legjislacionit shqiptar për sigurinë dhe shëndetin në punë dhe mbrojtjen nga zjarri.
  • Të ketë njohuri pune mbi IFC Performance Standard 4 (IFC PS a), WBG EHS Guidelines dhe standardet EN/NFPA të aplikueshme.
  • Të ketë aftësi të mira koordinimi, komunikimi, raportimi dhe bashkëpunimi me ekipet e projektit, nënkontraktorët, projektuesit dhe autoritetet kompetente.
  • Të ketë zotërim të avancuar i gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar.

Mënyra e aplikimit: Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre brenda datës 16 Tetor 2026.


*Pas përfundimit të procesit të përzgjedhjes, do të njoftohen vetëm kandidatët e kualifikuar.


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.



Benefits

  • Paketë tërheqëse përfitimesh, duke përfshirë pagë konkurruese dhe të drejtë, bazuar në meritë dhe vlerësimin e performancës.
  • Mundësi të shkëlqyera për zhvillimin profesional dhe rritjen në karrierë pranë BALFIN Construction dhe BALFIN Group.
  • Ditë shtesë pushimi.
  • Shpërblime dhe vlerësime për performancën.


Skills

Apply

See also

Health & Safety (HSE) jobs by country — openings, pay and top skills →

Tailor your CV for this role?

We couldn't check your fit for this role — add a CV to your profile to see it next time.