Skip to content
Search jobs inside your AI agent. Claude, ChatGPT, Claude Code, Codex, Gemini, Cursor and Grok
Connect

Soft & Solution

NewBe an early applicant

Marketing Specialist (Software Product & Development Background)

Posted

Description

Nëse ke eksperiencë në zhvillimin e software-it dhe dëshiron t'i ndërthurësh njohuritë teknike me kreativitetin, strategjinë dhe marketingun, kjo mund të jetë mundësia e duhur për ty!


Kërkojmë një Specialist Marketingu me përvojë të mëparshme si Software Developer, për të kontribuar në pozicionimin, promovimin dhe rritjen e produkteve tona software në treg.

Pozicioni kërkon ndërthurjen e njohurive teknike me aftësi të mirëfillta në marketing: kuptimin e produktit, identifikimin e nevojave të klientëve dhe zhvillimin e aktiviteteve që mbështesin përfitimin e përdoruesve dhe rritjen e shitjeve.


Përgjegjësitë kryesore:


  • Hartimi dhe zbatimi i planeve të marketingut për lançimin dhe promovimin e produkteve software.
  • Analiza e tregut, konkurrencës dhe segmenteve të klientëve, me qëllim përcaktimin e pozicionimit dhe mesazheve kryesore të produktit.
  • Përgatitja e përmbajtjes për faqet e produkteve, fushatat digjitale, prezantimet dhe materialet promovuese, duke shpjeguar qartë përfitimet dhe përdorimet praktike të zgjidhjeve teknike.
  • Planifikimi, menaxhimi dhe optimizimi i fushatave të marketingut, në përputhje me objektivat dhe buxhetet e përcaktuara.
  • Bashkëpunimi me ekipet e zhvillimit dhe të produktit për koordinimin e lançimeve, prezantimin e funksionaliteteve të reja dhe përcjelljen e reagimeve të klientëve.
  • Monitorimi dhe raportimi i performancës së aktiviteteve të marketingut, përfshirë regjistrimet, aktivizimin e përdoruesve, konvertimin në klientë dhe kostot e përfitimit të tyre.
  • Përdorimi i mjeteve të inteligjencës artificiale dhe automatizimit për të përmirësuar efikasitetin e kërkimit, krijimit të përmbajtjes dhe analizës.


Kualifikimet dhe përvoja e kërkuar:


  • Përvojë profesionale si Software Developer.
  • Përvojë e provuar në marketing digjital ose marketing produkti, e mbështetur me shembuj pune dhe rezultate konkrete.
  • Kuptim i proceseve të zhvillimit të software, funksionaliteteve të aplikacioneve dhe integrimeve ndërmjet sistemeve.
  • Aftësi për të komunikuar koncepte teknike në mënyrë të qartë dhe të përshtatshme për audienca të ndryshme.
  • Njohuri në kanalet e marketingut digjital, SEO dhe përdorimin e mjeteve për analizën e performancës.
  • Aftësi shumë të mira në të shkruar dhe në komunikimin profesional, në shqip dhe anglisht.
  • Aftësi për të organizuar punën, menaxhuar prioritetet dhe realizuar objektiva të matshëm.


Përbëjnë avantazh:


  • Eksperienca në marketingun e produkteve SaaS, aplikacioneve web ose mobile.
  • Pjesëmarrja në lançimin dhe promovimin e produkteve në tregje ndërkombëtare.
  • Përvoja me sisteme CRM, automatizime marketingu dhe analiza të sjelljes së përdoruesve.



Çfarë ofrojmë:


  • Mundësinë për të kombinuar ekspertizën teknike me marketingun strategjik dhe kreativ.
  • Përfshirje të drejtpërdrejtë në zhvillimin, lançimin dhe promovimin e produkteve software.
  • Mundësi për zhvillim profesional në fushën e Product Marketing dhe Software Business Strategy.
  • Bashkëpunim me ekipe multidisiplinare të zhvillimit, marketingut dhe biznesit.
  • Hapësirë për të propozuar ide të reja, për të eksperimentuar me strategji marketingu dhe për të ndikuar në rritjen e produkteve.
  • Një ambient pune dinamik, ku vlerësohen iniciativa, kreativiteti dhe mendimi analitik.



Apply

See also

Marketing jobs by country — openings, pay and top skills →