Project Manager
Summary
The Project Manager leads construction investment projects from design through delivery, overseeing schedules, budgets, contracts, and quality while coordinating teams and stakeholders, using tools such as MS Project/Zoho Project Management, MS Office and CAD.
Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore
investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.
Historia jonë e suksesit
përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe
ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli
ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale,
si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills
Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke
përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.
Grupi
BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e
Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë
vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i
pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë,
Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada.
BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë
dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë,
punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin
financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
Pozicioni: Menaxher Projekti
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja
e Pozicionit: Menaxheri i Projektit është
përgjegjës për drejtimin dhe menaxhimin e plotë të projektit në një investim
ndërtimor, nga faza e inicimit deri në përfundimin dhe dorëzimin e tij. Ai
siguron realizimin e objektivave strategjikë dhe të biznesit, duke garantuar
përfundimin e projektit në kohë, brenda buxhetit dhe sipas standardeve të
cilësisë dhe sigurisë.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
Kryesore:
- Drejton dhe menaxhon
Projektin nga inicimi deri në përfundim dhe dorëzim, duke siguruar realizimin e
objektivave strategjikë, respektimin e buxhetit, afateve dhe standardeve të
cilësisë;
- Bashkëpunon me
Program Manager për përcaktimin e objektivave, rezultateve dhe zhvillimin e
planeve gjithëpërfshirëse të projektit në përputhje me Planin e Biznesit;
- Merr pjesë në
hartimin dhe rishikimin e Planit të Biznesit sipas kërkesës;
- Përgatit Master
Planin e aktiviteteve të projektit dhe planifikimet periodike (vjetore,
gjashtëmujore, tremujore), si dhe ndjek dhe përditëson ecurinë e tyre gjatë
gjithë ciklit të projektit;
- Menaxhon të gjitha
fazat e projektimit, përfshirë Konceptin e Dizajnit, Projektimin për Leje dhe
Dokumentacionin e Ndërtimit, duke siguruar përfundimin në kohë dhe sipas
standardeve të miratuara;
- Monitoron zbatimin e
punimeve në terren dhe siguron përputhshmërinë me specifikimet teknike,
kontratat, standardet e kompanisë dhe planin e biznesit;
- Menaxhon skedulin e
projektit dhe planifikon masa zbutëse për të garantuar përfundimin në kohë,
brenda buxhetit dhe në cilësinë e pritshme;
- Viziton rregullisht
kantierin dhe ofron mbështetje për procesin e projektimit dhe ndërtimit;
- Inicion, ndjek dhe
finalizon procedurat e prokurimit për të gjitha kontratat e projektit;
- Menaxhon dhe
monitoron kontratat e punimeve ndërtimore, projektimit, supervizionit,
asistencës teknike dhe shërbimeve të tjera, duke siguruar përmbushjen e
detyrimeve kontraktuale;
- Miraton penalitete
për mospërmbushje kontraktuale ose dëmtime të projektit;
- Ofron zgjidhje për
Kontraktorin e Përgjithshëm në lidhje me paqartësi ose problematika gjatë
zbatimit të punimeve;
- Përgatit, menaxhon
dhe monitoron buxhetin e projektit, analizat financiare dhe cash flow, duke
kontrolluar devijimet dhe duke ndërmarrë masa korrigjuese për të garantuar
realizimin brenda buxhetit të miratuar;
- Bashkëpunon me
strukturat përkatëse për analizën dhe optimizimin e kostove dhe siguron zbatim
të plotë të procedurave tekniko-administrative të kompanisë;
- Koordinon dhe
menaxhon burimet njerëzore, financiare dhe materiale të alokuara në projekt;
- Jep feedback mbi performancën e strukturave dhe specialistëve të angazhuar në projekt dhe kontribuon në vlerësimin e tyre bazuar në arritjen e objektivave të projektit;
- Monitoron progresin
teknik dhe financiar të projektit dhe përgatit raporte periodike për menaxhimin
sipas strukturës dhe periodicitetit të përcaktuar;
- Siguron që të gjitha
kërkesat, objektivat dhe dokumentacioni i projektit të jenë të përgatitura dhe
të arkivuara sipas standardeve të kompanisë;
- Monitoron dhe analizon performancën e shitjeve dhe trendet e tregut, merr pjesë në përcaktimin e politikave të çmimeve dhe propozon ndryshime strategjike në përputhje me fazën e projektit dhe kushtet e tregut, duke siguruar miratimet përkatëse;
- Merr pjesë në
vendimmarrje lidhur me politikat e çmimeve dhe propozon rritje çmimesh ose
ndryshime në strategjinë e shitjeve në përputhje me fazën e projektit dhe
kushtet e tregut;
- Angazhon strukturat
përkatëse për menaxhimin e marrëdhënieve me klientët dhe monitoron adresimin e
kërkesave të tyre;
- Ndërton dhe mirëmban
marrëdhënie të forta me partnerë, kontraktorë, klientë dhe palë të tjera të
interesuara, duke vepruar si pikë kontakti kryesore e projektit;
- Informon dhe mbështet
strukturat përkatëse për sigurimin e dokumentacionit të pronësisë së tokës dhe
lejeve të nevojshme për fillimin e zbatimit të projektit;
- Menaxhon procesin e
dorëzimit të projektit dhe procedurat e lidhura me Hipotekën;
- Identifikon, vlerëson
dhe menaxhon risqet e projektit, duke marrë masa parandaluese dhe korrigjuese
për minimizimin e dëmeve, humbjeve dhe abuzimeve;
- Kërkon vazhdimisht
mundësi për përmirësim procesesh, inovacion dhe optimizim të kostove për të
rritur performancën dhe kënaqësinë e klientit;
- Kryen çdo detyrë tjetër të lidhur me projektin
sipas kërkesës së eprorit.
Requirements
Edukimi: Të zotërojë diplomë
universiteti në Arkitekturë / Inxhinieri
- Të zotërojë mbi 8 vite eksperiencë në industri të njëjtë të dokumentuar
në pozicione manaxheriale;
Aftësi të tjera:
- Eksperiencë e provuar në menaxhimin e projekteve të investimit
ndërtimor nga faza e projektimit deri në dorëzim, përfshirë menaxhimin e
kontratave dhe buxheteve;
- Eksperienca në projekte komplekse si resorte turistike,
projekte infrastrukturore bregdetare përbën
avantazh;
- Njohuri të forta mbi proceset e lejeve të ndërtimit, legjislacionin
përkatës, standardet teknike dhe praktikat e industrisë;
- Aftësi të zhvilluara në kontrollin e kostove, analizën financiare dhe
finalizimin e projektit ne kohe dhe brenda buxhetit te miratuar;
- Aftësi të forta analitike, zgjidhjeje problemesh dhe vendimmarrjeje,
me qasje proaktive dhe të orientuar drejt rezultateve;
- Aftësi shumë të mira organizative, planifikuese dhe koordinuese, me
kapacitet për të menaxhuar procese dhe ekipe ndërfunksionale;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi, negociimi dhe menaxhimi marrëdhëniesh
me palët e interesuara në të gjitha nivelet;
- Aftësi për të analizuar dhe interpretuar projekte teknike, kontrata
dhe dokumentacion ligjor;
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e një gjuhe tjetër të
BE-së përbën avantazh);
- Njohuri shumë të mira të MS Project / Zoho Project Management, paketës
MS Office dhe programeve CAD.
- Integritet profesional, vëmendje ndaj detajeve dhe orientim i lartë
ndaj cilësisë.
Afati i aplikimit: 07/07/2026
Pas shqyrtimit do të
kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me
konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë
për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.