Skip to content
Search jobs inside your AI agent. Claude, ChatGPT, Claude Code, Codex, Gemini, Cursor and Grok
Connect

OMNES agency

NewBe an early applicant

Recepsioniste Klinike Dentare

Posted 14 views

Description

OMNES ne emer te nje klienti është në kërkim të një Recepsionisteje, e cila do të jetë pika kryesore e kontaktit për pacientët e klinikës, duke u kujdesur për pritjen, orientimin dhe menaxhimin e tyre gjatë vizitës.

Kërkohet një person me aftësi shumë të mira komunikimi, i qetë, i organizuar dhe me njohuri shumë të mira të gjuhës italiane.

Përgjegjësitë kryesore

  • Pritja dhe mirëseardhja e pacientëve në klinikë.
  • Menaxhimi dhe orientimi i pacientëve drejt sallave përkatëse.
  • Koordinimi i fluksit të pacientëve dhe komunikimi me stafin e klinikës.
  • Informimi dhe asistimi i pacientëve gjatë qëndrimit në klinikë.
  • Ndjekja dhe menaxhimi i pacientëve që ka në përgjegjësi.
  • Sigurimi i një eksperience sa më pozitive dhe profesionale për çdo pacient.

Kërkesat dhe kualifikimet

  • Njohuri shumë të mira të gjuhës italiane (kusht kryesor).
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërveprimi me njerëzit.
  • Qetësi, durim dhe korrektësi në menaxhimin e situatave të ndryshme.
  • Aftësi organizative dhe përgjegjshmëri në punë.
  • Përvoja e mëparshme në recepsion ose në sektorin e shërbimeve përbën avantazh.

Orari i punës

  • E hënë – E premte: 09:00 – 18:00
  • E shtunë: 09:00 – 14:00
  • E diel: Pushim
  • Përfitim shtesë në përqindje nga pacientët që menaxhon recepsionistja, duke krijuar mundësi për të ardhura më të larta.
Apply

See also