Skip to content
Search jobs inside your AI agent. Claude, ChatGPT, Claude Code, Codex, Gemini, Cursor and Grok
Connect

dev.al

NewBe an early applicant

Senior Angular Developer

Posted

Summary

Builds practical, responsive, high-performance web UIs and reusable Angular components for dev.al's business-management software, integrating them with backend services via REST APIs. Core stack: Angular, TypeScript, HTML5/CSS3, plus GIS mapping libraries, Git, CI/CD and testing tooling.

dev.al është një kompani shqiptare zhvillimi softueri, e themeluar në vitin 2010. Me mbi 80 punonjës dhe mbi 27,000 klientë, kompania ofron zgjidhje softuerike për menaxhimin e biznesit në sektorë të ndryshëm të ekonomisë shqiptare: tregti, prodhim, hoteleri, shërbime shëndetësore, kontabilitet dhe burime njerëzore.


Për të plotësuar skuadrat tona të zhvillimit, jemi në kërkim të zhvilluesve Angular në nivel senior dhe mid-senior.


Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Ndërton ndërfaqe përdoruesi (UI) praktike, responsive dhe me performancë të lartë
  • Ndërton komponentë Angular të ripërdorshëm
  • Integron ndërfaqet me shërbimet backend përmes REST API
  • Shkruan kod të pastër, cilësor dhe të besueshëm
  • Bashkëpunon ngushtë me zhvilluesit backend, analistët dhe dizajnerët
  • Teston aplikacionet dhe bën debugging
  • Dokumenton në mënyrë të detajuar aplikacionet e ndërtuara


Kërkesat

  • Aftësi të avancuara në Angular, TypeScript dhe HTML5/CSS3
  • Njohje e mirë e koncepteve të programimit object-oriented
  • Njohuri mbi GIS: përvojë me librari hartografike web (p.sh. OpenLayers, Leaflet, ArcGIS Maps SDK for JavaScript), me formatet dhe standardet e të dhënave hapësinore (GeoJSON, WMS/WFS) dhe me konceptet bazë të sistemeve koordinative
  • Përvojë me unit test-e dhe platforma të testimit të automatizuar
  • Përvojë me sistemet e versionimit të kodit (Git)
  • Njohje e praktikave të integrimit të vazhdueshëm (CI/CD)
  • Njohje e platformave ALM (Application Lifecycle Management: Azure DevOps, Jira)
  • Përbën avantazh përvoja në programim backend (C#, Java)


Përfitimet

  • Punë në projekte të mëdha, me impakt në treg, të zhvilluara me metodologjitë dhe teknologjitë më të avancuara
  • Orar fleksibël pune
  • Trajnime dhe provime për certifikime profesionale, të mbuluara nga punëdhënësi
  • Sigurim shëndetësor privat shtesë
  • Bonus ditor ushqimi
  • Ambient komod pune, me zyra në qendër të Tiranës


Për t’u njohur më shumë me aktivitetin tonë, produktet, klientët dhe eksperiencat e punonjësve, vizitoni portalin tonë dev.al dhe faqet tona në LinkedIn, Facebook dhe Instagram.


Procesi i përzgjedhjes

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

Skills

What Senior Frontend jobs ask for — and how much of it you have →
Apply

See also

Frontend jobs by country — openings, pay and top skills →