Supervision Unit Manager
Description
Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore
investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.
Historia jonë e suksesit
përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe
ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli
ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale,
si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills
Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke
përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.
Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve
lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me
ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot
Grupi është i pranishëm në 11 vende: Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe
Hercegovinë, Maqedoni e Veriut, Mal i Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe
Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me
shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe
logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë
institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit
2023.
Pozicioni: Menaxher i Njësisë
së Mbikëqyrjes
Vendndodhja: Palasë & Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit: Drejton
Strukturën e Mbikëqyrjes në projektet që zhvillohen nga bashkëpunëtorë të
tretë. Harton strategjinë dhe planin e punës për njësinë që menaxhon, në mbështetje
të të gjitha projekteve që kompania merr përsipër të investojë.
Detyrat
dhe Përgjegjësitë Kryesore:
- Monitoron përmbushjen e detyrimeve të
zhvilluesit sipas marrëveshjes me kompaninë dhe akteve që lidhen me të. Ndjek
ndryshimet e marrëveshjes dhe të projektit gjatë zbatimit, vlerëson ndikimin e
tyre në afate dhe cilësi, dhe siguron që ekipi i mbikëqyrjes të punojë mbi
dokumentacionin e përditësuar;
- Drejton
fazën përgatitore para fillimit të punimeve. Verifikon së bashku me ekipin e
mbikëqyrjes, që sheshi i ndërtimit të jetë i lirë dhe i gatshëm; ndjek
nënshkrimin e Aktit të Dorëzimit të Sheshit te shoqëria zhvilluese, si dhe
fillimin zyrtar te punimeve.
- Koordinon komunikimin me autoritetet vendore për
çështjet që lindin gjatë zbatimit të kontratës. Gjatë zbatimit të punimeve, i komunikon zhvilluesit
udhëzime me shkrim kurdoherë që e çmon të nevojshme, në përputhje me
legjislacionin në fuqi dhe me projektin e miratuar me Lejen e Ndërtimit, si dhe
ndjek zbatimin e tyre.
- Është përgjegjës për kontrollin e
përputhshmërisë së të gjitha materialeve që përdoren në vepër me specifikimet
teknike të projektit.
- Kërkon kryerjen e provave të materialeve të
vendosura në objekt, për të verifikuar cilësinë;
- Siguron identifikimin dhe regjistrimin e
defekteve dhe mospërputhjeve në punime, cakton afatet e korrigjimit në
përputhje me kontratën dhe ndjek mbylljen e tyre;
- Siguron që punimet të zbatohen në përputhje me
projektin e miratuar me Lejen e Ndërtimit dhe me standardet teknike në fuqi. Ne
raste devijimi nga projekti, njofton menjëherë menaxhimin.
- Monitoron
ecurinë e punimeve kundrejt grafikut të hollësishëm, identifikon vonesat dhe
shkaqet e tyre, kërkon nga zhvilluesi plan për rikuperimin e vonesave dhe
raporton periodikisht te Menaxheri i Projektit dhe Menaxheri i Programit;
- Mban dosjen e mbikëqyrjes së punimeve, ku
pasqyron të gjitha aktet e hartuara gjatë zbatimit të objektit, që nga akti i
dorëzimit të sheshit të ndërtimit, urdhrat e dhëna prej tij gjatë zbatimit,
kundërshtitë dhe mosmarrëveshjet e lindura gjatë punës, ndërprerjet e punimeve
dhe shkaqet e tyre, relacionet teknike të kërkuara ose të paraqitura, si dhe
çdo rrethanë tjetër të nevojshme për të dhënë pamjen e plotë të të gjitha
fazave të zbatimit të punimeve;
- Ofron konsulencë teknike për aspekte të caktuara
të menaxhimit të projektit;
- Përgatit raporte periodike për ecurinë, cilësinë
dhe risqet e projekteve dhe i paraqet te Menaxheri i Projektit dhe Menaxheri i
Programit;
- Përcakton, në koordinim me Menaxherin e
Projektit, nevojat për staf të njësisë dhe shpërndan mbikëqyrësit nëpër
projekte sipas kompleksitetit dhe ngarkesës;
- Organizon dhe cakton detyrat e ekipit, harton
procedurat dhe formatet standarde të mbikëqyrjes dhe kontrollon cilësinë e
punës së mbikëqyrësve;
- Orienton dhe mbështet teknikisht stafin, u jep
vlerësim të vazhdueshëm, kryen vlerësimin e performancës dhe identifikon
nevojat për trajnim.
Requirements
Edukimi: Diplomë Master në Arkitekturë/Inxhinieri Ndërtimi
Kualifikime të tjera:
- Të
paktën 10 vite përvojë në zbatimin
e punimeve;
- Të paktën 3 vite përvojë në drejtimin e një
ekipi teknik;
- Njohje shumë e mirë e legjislacionit për punimet
e ndërtimit;
- Aftësi për të lexuar dhe interpretuar projektin
e zbatimit dhe për të identifikuar mospërputhjet në kantier;
- Aftësi për të marrë vendime teknike në kohë dhe
për t’i argumentuar ato para zhvilluesve;
- Aftësi drejtuese, organizuese dhe koordinuese në
disa projekte njëkohësisht;
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe për të
punuar në ekip;
- Integritet profesional;
- Njohje e mirë e gjuhës angleze;
- Njohje e paketës Office, AutoCAD dhe Microsoft
Project;
Pas shqyrtimit, do të kontaktohen vetëm kandidaturat e
përzgjedhura.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen
me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 124/2024 vendosur nga Kuvendi i
Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Skills
Sign in to read and join the discussion.