Skip to content
Search jobs inside your AI agent. Claude, ChatGPT, Claude Code, Codex, Gemini, Cursor and Grok
Connect

A G S sh.p.k

New

Teknologe ne Fabrike Prodhimi

Posted 32 views

Description

AGS Sh.p.k tashmë prej vitit 2017 është një nga prodhuesit kryesorë të produkteve të bulmetit në Shqipëri, me markën Zepa Natyral.

Ofron vend pune Teknolog Ushqimor – Fabrikë Ushqimore


Kompania kërkon të punësojë Teknolog/e ushiqmore, i/e cila do të jetë përgjegjës për monitorimin dhe kontrollin e cilësisë dhe sigurisë së produkteve gjatë procesit të prodhimit.


KRITERET E KËRKUARA


  • Diplomë universitare në Teknologji Ushqimore, Kimi, Biologji, Bioteknologji ose fusha të ngjashme.
  • Preferohet eksperiencë pune në industrinë ushqimore, veçanërisht në industrinë e qumështit dhe nënprodukteve të tij.
  • Njohuri mbi HACCP, ISO 22000, GMP dhe GHP përbëjnë avantazh.
  • Aftësi për të monitoruar dhe kontrolluar parametrat e cilësisë gjatë procesit të prodhimit.
  • Njohuri bazë mbi kontrollin e lëndëve të para, proceseve të prodhimit, produktit të gatshëm, ambalazhimit dhe etiketimit.
  • Aftësi për evidentimin dhe raportimin e devijimeve dhe produkteve jo-konforme.
  • Aftësi për plotësimin dhe administrimin korrekt të dokumentacionit të kontrollit të cilësisë.
  • Njohuri të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Word dhe Excel.
  • Përgjegjshmëri, korrektësi dhe vëmendje e lartë ndaj detajeve.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në grup.
  • Gatishmëri për të punuar me turne, sipas organizimit të procesit të prodhimit.


PËRBËJNË AVANTAZH


Eksperienca në fabrikë qumështi ose në kompani të industrisë ushqimore.

Trajnime ose certifikime në HACCP dhe ISO 22000.

Eksperienca në kontrollin e proceseve të prodhimit dhe sigurisë ushqimore.


Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre ne email : info@ags.al , duke specifikuar ne subjekt pozicionin per te cilin interesoheni!

Apply

See also

Manufacturing jobs by country — openings, pay and top skills →