Treasury Specialist
Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë
kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e
Ballkanit.
Historia jonë e suksesit
përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe
ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli
ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale,
si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills
Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke
përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.
Grupi
BALFIN është një nga grupet e
investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet
ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga
Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë,
Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci,
Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të
paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh,
turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të
Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të
dhënave të vitit 2023.
Pozicioni: Specialist Thesari
Departamenti: Financë
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit: Specialisti i Thesarit është përgjegjës për evidentimin, klasifikimin dhe regjistrimin e dokumentacionit bazë financiar dhe kontabël. Ai/ajo kryen rakordime me furnitorët dhe klientët, si dhe përgatit raportime financiare.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
- Përgatitja e raporteve ditore mbi gjendjen dhe lëvizjen e fondeve në banka/arkë;
- Planifikimi dhe sigurimi i fondeve për pagesa, në përputhje me planin e aprovuar të pagesave;
- Rakordimi periodik i gjendjes së llogarive bankare me ato në kontabilitet;
- Kontrolli i saktësisë së regjistrimit të veprimeve financiare me bankat;
- Përgatitja e dokumentacionit mbështetës për pagesa, sipas procedurave të kompanisë si dhe finalizimi i pagesave në bankë;
- Mirëmbajtja e listës së furnitorëve me të dhënat përkatëse;
- Përgatitja e raporteve periodike për Kredi dhe Kolateral, si dhe kontabilizimi i kredisë AFG-AFSH;
- Koordinimi i marrëdhënieve me bankat për mirëadministrimin e llogarive bankare të kompanisë;
- Koordinimi me kompanitë e grupit për menaxhimin efikas të fondeve;
- Përgatitja mujore e Cash Flow-it të shoqërisë;
- Monitorimi i raporteve të kleringut për shoqërinë dhe kompanitë partnere;
- Ndjekje dhe protokollimi i të gjitha kontratave me palët e treta.
Requirements
Edukimi: Të ketë diplomë universitare në degën Financë ose/dhe
Kontabilitet.
Kualifikime të tjera:
- Të ketë minimumi 3 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme;
- Të zotërojë programet bazë të kompjuterit (Paketa Office, Financa 5, etj.);
- Preferohet njohja e programeve të kontabilitetit;
- Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërveprimi me palë të brendshme dhe të jashtme;
- Të demonstrojë aftësi të shkëlqyera analitike dhe saktësi në kryerjen e detyrave;
- Të jetë i/e motivuar dhe i/e aftë për të punuar në mënyrë të pavarur;
- Të jetë i/e orientuar nga detajet dhe të ketë shkallë të lartë saktësie në punë;
- Të ketë aftësi për të trajtuar informacionin konfidencial me profesionalizëm dhe maturi;
- Preferohet njohja e gjuhës angleze.
Benefits
Afati i dorëzimit: 09/09/2026
Pas
shqyrtimit, do kontaktohen vetem kandidatët e perzgjedhur.
*Të gjitha aplikimet do të
trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 124/2024 vendosur nga
Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.