Senior Design Architect
Description
Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore
investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.
Historia jonë e suksesit
përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe
ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli
ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale,
si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills
Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke
përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.
Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve
lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me
ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot
Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe
Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe
Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me
shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë,
punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin
financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
Pozicioni: Arkitekt Projektimi Senior
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja
e Pozicionit: Kontribuon në zbatimin e
projekteve, duke i analizuar dhe përshtatur me kushtet e kantierit, si dhe duke
propozuar zgjidhje për situata të paparashikuara dhe përmirësime gjatë
realizimit të punimeve.
Kontribuon në hartimin, plotësimin dhe përditësimin
e standardeve dhe detajeve teknike të kompanisë, duke siguruar njëtrajtshmërinë
dhe zbatueshmërinë e tyre në projekte të ndryshme. Identifikon mundësi për
përmirësimin e zgjidhjeve teknike dhe propozon vazhdimisht praktika që rrisin
efikasitetin e punës së ekipit teknik, lehtësojnë procesin e projektimit dhe
përmirësojnë bashkëpunimin me projektuesit dhe partnerët e jashtëm të Grupit
Balfin.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
Kryesore:
1.
Mbështetje arkitektonike gjatë zbatimit të projekteve
- Analizon problematikat
arkitektonike dhe propozon zgjidhje teknike në përputhje me projektin e
miratuar dhe kushtet faktike në kantier;
- Përgatit propozime për përshtatjen
dhe optimizimin e zgjidhjeve arkitektonike në rastet e problematikave të
paparashikuara gjatë zbatimit, duke respektuar projektin e miratuar dhe
procedurat përkatëse të shqyrtimit dhe miratimit të ndryshimeve;
- Harton dhe përditëson detajet,
vizatimet dhe dokumentacionin arkitektonik të nevojshëm për zgjidhjen e
problematikave të evidentuara;
- Bashkëpunon me ekipet e projektit,
stafin teknik në kantier dhe projektuesit përkatës për koordinimin dhe
integrimin e zgjidhjeve të propozuara;
- Identifikon mundësi për optimizimin
e zgjidhjeve arkitektonike, duke konsideruar funksionalitetin,
realizueshmërinë teknike dhe përputhshmërinë me standardet e kompanisë;
2. Hartimi i albumeve arkitektonike për
shitje
- Përgatit dhe kontrollon materialet grafike
dhe informacionin arkitektonik të përfshirë në albumet e shitjes, duke siguruar
saktësinë dhe përputhshmërinë e tyre me dokumentacionin teknik të miratuar;
- Përditëson albumet në rast të ndryshimeve
të miratuara në projekt, duke siguruar përputhshmërinë e tyre me
dokumentacionin teknik përkatës;
- Bashkëpunon me ekipet e projektit dhe
departamentet përkatëse për sigurimin e informacionit dhe dokumentacionit të
nevojshëm për përgatitjen e materialeve të shitjes;
3. Hartimi i projekteve arkitektonike për
kompanitë e grupit
- Përgatit
projekte arkitektonike për ndërhyrje të vogla, përshtatje funksionale dhe
nevoja specifike të kompanive të grupit;
- Harton
vizatimet, detajet dhe dokumentacionin teknik të nevojshëm për realizimin
e zgjidhjeve të propozuara;
- Vlerëson
kushtet ekzistuese dhe kërkesat e përdoruesve për të propozuar zgjidhje
funksionale, estetike dhe teknikisht të realizueshme;
- Koordinon
zgjidhjet arkitektonike me disiplinat e tjera teknike, sipas natyrës dhe kompleksitetit
të projektit;
- Siguron
që projektet e hartuara të jenë në përputhje me standardet teknike dhe
kërkesat e kompanisë;
4. Hartimi, zhvillimi dhe përditësimi i
standardeve dhe detajeve teknike
- Kontribuon
në plotësimin e standardeve arkitektonike dhe detajeve teknike të
përdorura nga kompania në projektet e zhvillimit;
- Rishikon
dhe përditëson periodikisht detajet dhe standardet ekzistuese, duke
reflektuar problematikat e hasura gjatë projektimit dhe zbatimit, si dhe
zgjidhjet e provuara në praktikë;
- Përgatit
dhe mirëmban dokumentacionin grafik dhe teknik të standardeve, duke
siguruar qartësinë, konsistencën dhe përdorshmërinë e tyre nga ekipet e
brendshme dhe projektuesit bashkëpunëtorë;
5. Përmirësimi i proceseve dhe bashkëpunimi
teknik
- Shkëmben
njohuri dhe eksperienca teknike me ekipit e njësise ku bën pjesë, duke
kontribuar në përhapjen e praktikave të mira dhe në përmirësimin e
cilësisë së zgjidhjeve arkitektonike;
- Bashkëpunon
me njësitë dhe departamentet përkatëse për të siguruar koherencën ndërmjet
standardeve të kompanisë, dokumentacionit të projektimit dhe kërkesave të
zbatimit;
Requirements
Edukimi: Diplomë Master në Arkitekturë
Kualifikime të tjera:
- Të
paktën 5 vjet përvojë në projektimin arkitektonik, përfshirë hartimin e
projekteve të zbatimit dhe mbështetjen teknike gjatë realizimit të punimeve në
kantier;
- Njohuri
shumë të mira mbi detajet teknike të zbatimit, materialet e ndërtimit dhe
zgjidhjet e rifiniturave;
- Aftësi
analitike dhe vlerësuese për detajet arkitektonike, me fokus te
funksionaliteti, estetika dhe realizueshmëria teknike;
- Aftësi
krijuese për zhvillimin dhe optimizimin e zgjidhjeve dhe detajeve arkitektonike;
- Njohje
shumë e mirë e legjislacionit dhe kërkesave teknike përkatëse në fushën e
projektimit dhe ndërtimit;
- Aftësi
të mira komunikimi dhe aftësi për të prezantuar qartë idetë, propozimet dhe
zgjidhjet teknike;
- Aftësi
për planifikimin dhe koordinimin e detyrave, projekteve dhe bashkëpunimit me
ekipet e brendshme dhe partnerët e jashtëm;
- Njohje
shumë e mirë e gjuhës angleze; njohja e gjuhëve të tjera të huaja përbën
avantazh;
- Aftësi
shumë të mira në përdorimin e AutoCAD dhe Revit, si dhe në programet e
Microsoft Office dhe Adobe Photoshop. Njohja e programeve të modelimit dhe
vizualizimit 3D, si SketchUp ose 3ds Max, përbën avantazh.
Afati i aplikimit: 06/11/2026
Pas shqyrtimit do të
kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
*Të gjitha aplikimet do të
trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 124/2024 për “Mbrojtjen
e të Dhënave Personale”.
