Point your AI agent at freehire and let it find you a job.

Get the CLI →

Balfin Construction

NewBe an early applicant

Inxhinier QA/ QC

Posted 2 views
Discussion

Summary

A construction-site quality engineer at Balfin Construction in Tirana: monitors and enforces quality requirements on building projects — site inspections, material certifications and lab tests, NCR/deviation tracking, and QA/QC documentation — against technical specs and ISO 9001. Requires a civil/materials engineering degree, 3+ years in QA/QC, and good English.

Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI), pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001 Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.


Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve më të suksesshme në Ballkanin Perëndimor. I themeluar në vitin 1993, sot Grupi operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoninë e Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Portofoli i tij i diversifikuar përfshin disa sektorë, përfshirë bankat, zhvillimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me shumicë dhe pakicë, menaxhimin e aseteve, turizmin, logjistikën, arsimin dhe argëtimin.


Me rreth 5,500 profesionistë të punësuar, BALFIN Group vazhdon të rritet në mënyrë të qëndrueshme, i udhëhequr nga etika e fortë e biznesit, stabiliteti financiar, inovacioni dhe angazhimi afatgjatë për ndikim pozitiv në komunitet përmes Mane Foundation.



Pozicioni: Inxhinier i Sigurimit dhe Kontrollit të Cilësisë (QA/QC)

Departamenti: Monitorim Cilësie, HSE QA/QC

Vendndodhja: Tiranë



Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri QA/QC është përgjegjës për monitorimin dhe kontrollin e zbatimit të kërkesave të cilësisë në projektet e ndërtimit, në përputhje me specifikimet teknike, projektin, standardet e aplikueshme dhe procedurat e kompanisë.

Ndjek kontrollin e materialeve dhe punimeve, inspektimet dhe testimet laboratorike, menaxhimin e devijimeve/NCR-ve dhe dokumentacionin përkatës të cilësisë.


Requirements

  • Të monitorojë zbatimin e procedurave dhe kërkesave të sistemit të menaxhimit të cilësisë.
  • Të ndjekë zbatimin e Planit të Inspektimeve dhe Testimeve (ITP-ve), metodat dhe procedurat e zbatimit të punimeve, listat e kontrollit, procedurat e sigurimit dhe kontrollit të cilësisë.
  • Të kryejë inspektime të punimeve në kantier dhe të verifikojë përputhshmërinë me projektin, specifikimet teknike dhe standardet e aplikueshme.
  • Të verifikojë dokumentacionin teknik të materialeve përfshirë certifikata, deklaratat e konformitetit, certifikata e Testimit të Materialit (MTC) , raporte testimi, aprovime materialesh etj.
  • Të evidentojë devijimet dhe jokonformitetet, të hartojë/ndjekë raportin e mospërputhjes (NCR-të) dhe masat korrigjuese deri në mbylljen e tyre.
  • Të koordinojë me laboratorët e jashtëm testimet dhe kontrollet e kërkuara.
  • Të përgatisë dhe mirëmbajë dokumentacionin QA/QC dhe dosjen e cilësisë për projektet.
  • Të mbështesë ekipet e kantierit dhe nënkontraktorët në zgjidhjen e problematikave të cilësisë.
  • Të përgatisë raportime periodike mbi aktivitetet dhe kontrollet e cilësisë.


Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare, dega Inxhinieri Ndërtimi/ Inxhinieri Materialesh.



Kërkesat e pozicionit:

  • Të ketë të paktën 3 vite eksperiencë profesionale në QA/QC, preferohet eksperiencë në sektorin e ndërtimit.
  • Të ketë njohuri të standardeve dhe specifikimeve teknike të aplikueshme në ndërtim.
  • Të ketë njohuri mbi planet e inspektimit dhe testimit (ITP), kërkesat për inspektimin e materialeve (MIR) dhe kërkesat për inspektimin e punimeve (WIR), raportet e mospërputhjes (NCR), metodat e zbatimit të punimeve, miratimin e materialeve dhe testimet laboratorike.
  • Të ketë aftësi në leximin dhe interpretimin e projekteve dhe specifikimeve teknike.
  • Të ketë aftësi analizimi dhe interpretimi të rezultateve laboratorike.
  • Të ketë njohuri të sistemit të menaxhimit të cilësisë ISO 9001.
  • Çertifikime/ trajnime në QA/QC, ISO 9001 ose auditim të brendshëm përbëjnë avantazh.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar
  • Të ketë njohuri të mira komunikimi, organizimi dhe raportimi.
  • Njohuri shumë të mira të Microsoft Office.




Benefits

Çfarë Ofrojmë:


  • Paketë tërheqëse përfitimesh, duke përfshirë pagë konkurruese dhe të drejtë, bazuar në meritë dhe vlerësimin e performancës.
  • Mundësi të shkëlqyera për zhvillimin profesional dhe rritjen në karrierë pranë BALFIN Construction dhe BALFIN Group.
  • Ditë shtesë pushimi.
  • Shpërblime dhe vlerësime për performancën.



Skills

Apply

See also

QA jobs by country — openings, pay and top skills →

Tailor your CV for this role?

We couldn't check your fit for this role — add a CV to your profile to see it next time.